G99, nga levizje ne formacion politik

31/01/2009 20:05

Firmat mbi leter vulosin perfundimisht shnderrimin. Levizja G99 behet parti.

Ne fakt, ambicia politike e Veliajt dhe e grupit rreth tij njihej qe prej kohes kur u largua nga Mjaft per te themeluar G99. Por Kodi i ri Elektoral njeh si subjekte zgjedhore vetem partite, prej nga ndryshimi i sotem.

Veliaj pohon se filozofia mbetet e njejte, si ne kohen e militantizmit qytetar. “Me sloganin tone “Do t’ia dalim” duam te tregojme se do t’ia dalim t’i japim fund tranzicionit dhe menyra per t’i dhene fund tranzicionit eshte te largosh nga politika ata qe per 18 vjet e kane lene vendin ne tranzicion”, deklaron Veliaj.

Per Veliajn, pergjegjesia ka nje emer: “Ne qeverisemi nga nje kryetar fisi”. “Une bej nje konstatim te realitetit ku jetojme. Nje njeri qe quhet Veliaj nuk do te kishte te njejtat shanse qe ka nje qe quhet Berisha”, pohon lideri i G99.

Por me ke ndihet e afert politikisht G99? Kaq kohe e evituar, pergjigjja kesaj radhe eshte e drejtperdrejte. “Do te bejme aleance me PS. Pasioni per te ndertuar qytete e spitale eshte dicka qe na bashkon”, ka saktesuar Veliaj.

Sfidat per partine e re jane organizative dhe te imazhit. Por nese partite tradicionale u kujdesen ta rinojne imazhin e tyre, PD nepermjet KOP-it, PS e LSI me forumet rinore, G99 duhet te beje levizjen e kundert, te pershtase nje imazh disi me formal.

Partise i duhen edhe figura te tjera, me pak militante, qe kane filluar te fabrikohen, e qe me 28 qershor do te shnderrohen ne emra, ne listat e ardhshme zgjedhore.

Top Channel