Ekonomi, ekspertet: Kriza ne prag

31/01/2009 18:40

Ekonomia shqiptare ndodhet nen presionin e krizes globale dhe ekspertet tashme nuk kane me dyshime se efektet e saj do te prekin edhe vendin tone.

Por, rruget qe ata keshillojne per te minimizuar ndikimet jane te ndryshme. “Kriza nuk eshte me pertej bulevardit. Eshte e pranishme dhe une mendoj se me shume se sa manovrat monetare, Shqiperia duhet te mbeshtetet tek politikat fiskale”, deklaron Ilir Ciko.

Por keshilltari i kryeministrit, Selami Xhepa thote se Shqiperia nuk e ka me luksin per te perdorur uljet e taksave si nje instrument anti-krize.

“Jemi ne limitet e mundshme me takse 10 per qind. Pertej ketyre eshte e pamundur te besh me ulje”, pohon Xhepa.

Ciko propozon uljen e taksave te konsumit, pasi sipas tij ne kete menyre do te stimulohet kerkesa e brendshme. “Te ulen taksat, jo me ato per biznesin, por perkohesisht taksat e konsumit, madje dhe tabuja TVSH, te cilat do te stimulonin kerkesen e brendshme”, thote ai.

Ndersa Xhepa replikon duke u shprehur: “Eshte vertetuar se ulja e TVSH nuk transmetohet asnjehere ne uljen e cmimeve. Kjo politike eshte e parekomandueshme”, sakteson Xhepa.

Por atehere cila eshte platforma anti-krize e qeverise nese Shqiperia do te ndodhet ne nje situate te veshtire? “E vetmja rruge mbetet rritja e huamarrjes shteterore per te injektuar likuiditet ne treg”, shton Xhepa.

Sipas parashikimeve me te fundit te FMN, ne vitin 2009 rritja ekonomike e Shqiperise do te jete gati dy here me e vogel se ne vitin 2008.

Top Channel