Problemet me ujin, Rama: Ende jo kompetence e bashkise

30/01/2009 16:30

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka qene ne nje familje qytetare ne Tirane ku ka drekuar bashke me ta.

Kryefamiljari Sadat Bekteshi pervec mikpritjes, tradite e zones se Tepelenes nga ai ka ardhur, nuk ka nguruar te ngreje edhe problemin e ujit te pijshem, qe vuan familja e tij dhe e gjitha zona e Komunes se Parisit .

Kryetari i bashkise u spiegoi familjareve se ujesjellesi nuk eshte ende kompetence e bashkise se Tiranes ndonese ne ligj rezulton e tille.

“Nuk ka patur investime te rendesishme ne ujesjelles. Bashkia nuk e ka ne dore kompetencen dhe nuk mundet dot as te administroje sistemin dhe as te mbaje pergjegjesi”, u shpreh Rama.

Zona e Komunes se Parisit, vuan problemin e furnizimit me uje te pijshem si ne vere ashtu edhe ne dimer, per shkak te mbipopullimit te kesaj zone dhe ku nje pjese mire e pallateve jane ndertuar me leje te dhena nga komunat perreth dhe furnizimin me uje e kerkojne nga ujesjellesi i Tiranes.

Top Channel