Buxheti i Tiranes, mblidhet serish Keshilli Bashkiak

30/01/2009 16:05

Ne 3 shkurt , diten e marte mblidhet Keshilli Bashkiak per te diskutuar serish  projektbuxhetin e bashkise se Tiranes per vitin 2009.

Ne njoftimin e Keshillit Bashkiak thuhet se  kjo mbledhje do te zhvillohet me kerkese  te grupit te keshilltareve socialiste, bazuar  ne ligjin  per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.

Kryetari i Keshillit Bashkiak, Sokol Dervishi njofton se ne baze te nenit 31 pika  3 dhe nenit 36 pika 2 eshte i detyruar te  mbledhe Keshillin Bashkiak me rend dite, miratimin ne parim te programit buxhetor afatmesem per vitet 2009-2011 dhe per miratimin e detajimit te buxhetit te bashkise se Tiranes, per vitin 2009.

Por edhe nese mbledhja e Keshillit Bashkiak do te ishte refuzuar nga kreu i saj , Keshilli sipas ligjit do te mblidhej pa pranine e tij  brenda 5 diteve nga depozitimi i kerkeses ne rastet kur ate e kerkojne nje e treta e keshilltareve.

Projektbuxheti i bashkise se Tiranes  ne kete vit elektoral u rrezua dy here ne Keshill Bashkiak pasi keshilltaret e PD dhe ata te LSI-se i bashkuan votat per te mos lejuar miratimin e tij .

Top Channel