Skandali seksual, mjeku ne gjyq

29/01/2009 15:25

Pas Xhon Devid Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu te akuzuar per pedofili, nje tjeter i huaj merret i pandehur per skandalin seksual qe tronditi Tiranen ne 2005.

Drejtuesi i klinikes ABC eshte derguar si i pandehur ne gjykaten penale te Tiranes dhe do te gjykohet nga gjyqtari Martin Deda per akuzen e moskallezimit te krimit. Hetimet per anglezin nisen menjehere pas nje deklarate te tij te dhene ne gjykate ku pohoi se ishte ne dijeni te abuzimit seksual me te miturit.

Por prokuroria pa te dyshmita raportet mjekesore ku femijet pershkruheshin pa probleme ne nje kohe qe te miturit rezultonin te abuzuar. Po gjate ketij procesi doli ne drite nje raport impotence per Xhon Devid Braun e firmosur nga klinika, pavaresisht se egzaminimet e bera nga ekipi shqiptar nuk flisnin per nje gje te tille.

Klinika ABC gjendet fare prane nderteses, ku te miturit strehoheshin ne qendren “Femijet e tij”, qe prej skandalit te bere publik e mbyllur nga autoritetet. Administratori i kesaj qendre Xhon Devid Braun u denua pak muaj me pare me 20 vjet burg dhe u shpall person i padeshiruar ne Shqiperi.

Nderkaq nje gjykatese tjeter po drejton procesin ndaj dy te akuzuarve te tjere per pedofili, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, te ekstraduar nga Londra per te njejtin skandal, ndersa gjyqi i Guy Eshelman do te nise keto dite i vecuar nga te pandehurit e meparshem.

Top Channel