Fitzgerald: NATO, asistence per ligjet e sigurise

29/01/2009 11:15

Presidenti i Republikes, Bamir Topi u takua sot me komandantin e forcave te NATO-s, Mark Fitzgerald, me te cilin diskutoi procesin e demontimit dhe integrimit te vendit ne strukturat euroatlantike.

“Me 4 prill kurorezohet partneriteti me NATO-n, i cili kerkon seriozitet te shtetit ligjor”, u shpreh kreu i vendit, Topi, sipas te cilit reformimi i ushtrise mbetet nje ceshtje e rendesise se larte.

Nga ana e tij, Fitzgerald, theksoi se NATO eshte gati te ndihmoje Shqiperine ne ceshtjet ligjore te sigurise, ndersa premtoi edhe asistence ne procesin e demontimit te armeve.

Kreu i vendit vleresoi gatishmerine per ndihme ne demontimin e armeve, i cili eshte nje proces i panderprere dhe qe kerkon nje vemendje dhe kujdes te madh.

“Kerkojme nga NATO qe te jape asistence ne kete proces te rendesishem per te evituar tragjedite”, u shpreh Topi.

Top Channel