Iken nga Guantanamo, rikthehen tek Al-Kaeda

26/01/2009 09:05

Pak dite pas daljes se udherit te presidentit amerikan Barak Obama, per mbylljen e burgut te Guantanamos ne Kube, mesohet se nje pjese e ish-te burgosurve i jane rikthyer luftes.

Mendohet se 61 nga ish-te burgosurit qe kishin fituar lirine jane armatosur serish ne krah te militanteve dhe si besnike te sheikut te terrorit Osama Bin Laden.

Dy nga ish-te burgosurit kane dale ne video dhe pohojne reshtimin e tyre perkrah Bin Laden dhe vazhdimin deri ne fund te luftes se xhihadit.

Nga ana tjeter Pentagoni e konfirmoi e kjo gje nuk do t’i lere zyrtaret amerikane ta bejne gjumin te qete.

Ish i denuari, i cili ne Guantanamo, mbante numrin 372 i premton Bin Laden dhe Al Zawahirit, se do te permbushin detyrat dhe do ta cojne luften e shenjte deri ne fund.

Top Channel