L. e Mesme, 500 police egjiptiane ne kalimin e Rafahut

25/01/2009 14:20

500 police egjiptiane kane mberritur ne piken kufitare te Rafahut per te garantuar kontrollin e kalimit, qe do te hapet per nje periudhe me afat te caktuar.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet lokale. Angazhimi i policeve eshte vendosur ne baze te nje marreveshjeje me qeverine izraelite.

Dy dite me pare keshilltari politik i ministrit izraelit te Mbrojtjes, Amos Gilad zhvilloi bisedime ne Kajro mbi kete ceshtje, duke iu referuar marreveshjeve te paqes mes Izraelit dhe Egjiptit ne vitet 78 dhe 79.

Top Channel