Aksident fatal ne Gjirokaster, 4 te vdekur

25/01/2009 11:40

Kater te rinj humben jeten ne nje aksident tragjik ne vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, ne aksin rrugor Gjirokaster – Tepelene.

Nje automjet tip “BMW X5”, me drejtim per ne qytetin e Permetit, ka dale nga rruga dhe eshte perplasur ne nje masiv betoni ku edhe ka marre zjarr.

Drejtuesi i mjetit, Juljan Vaka ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dale nga rruga si pasoje e shpejtesise se madhe.

Policia tha se, rruga ka qene e rreshqitshme per shkak te shiut. “X5”-a fillimisht eshte perplasur me disa automjete gjate nje parakalimi dhe me pas ka fluturuar ne nje fushe me bar per te pakten 100 metra.

Te kater te rinjte qe udhetonin aty, Juljan Vaka, Vladimir Shpata, Armando Myrdykllari dhe Altin Rryta, te moshave nga 27 ne 29 vjec, kane dale nga automjeti pa u perplasur makina, e cila ka shperthyer ne momentin e ndalimit. Per shuarjen e flakeve te saj eshte dashur edhe nderhyrja e zjarrefikseve.

Top Channel