Belgjike, masakra ne cerdhe, merret ne pyetje i dyshuari

24/01/2009 10:40

Personi i dyshuar për vrasjen e dy femijeve dhe nje edukatoreje ne cerdhen e Dendermondit ne Belgjike u mor e pyetje.

Prokurori, Kristian Dy Fur tha se ai është një 20-vjecar belg, jo i huaj, nuk ishte ne efektin e drogave apo alkoolit dhe nuk kishte vuajtur denime te tjera. Sipas tij, ka mjaft fakte qe e inkriminojne dhe cojne ne arrestimin e tij.

Arma e perdorur-sic shpjegoi Dy Fur per mediat- ishte nje thike e gjate rreth 30 cm. 20-vjecari u ndalua, prane nje supermarketi, 90 minuta pas ngjarjes ne cerdhe. Sic mesohet te 12 te plagosurit, 10 femije dhe 2 punonjese te cerdhes, jane jashte rrezikut.

Princi Filip dhe Princesha Matilde, shkuan ne qytet per t’iu gjendur prane familjeve te femijeve. Gazeta belge “Lë Suar” raporton se dy femijet qe humben jeten ne kete tragjedi ishin 6 dhe nente muaj.

Top Channel