Asnje gjurme nga njeri prej vellezerve te zhdukur

24/01/2009 08:10

Autoritetet kroate kane vijuar operacionet ne det per gjetjen e njerit prej vellezerve Golaj, qe rezulton i zhdukur, por nuk eshte gjetur ende asnje gjurme e tij.

Vetem gomonia me te cilen tre peshkataret kishin dale ne det eshte gjetur nga forcat e rojes bregdetare te
Kroacise. Ekziston mundesia qe ai te kete mberritur me not ne njerin nga brigjet e shumta te ishujve kroate, po dhe te jete marre nga dallget e zhytur ne thellesite e Adriatikut.

Shpresat jane qe ai te jete gjalle dhe kerkimet do te vazhdojne nga pala kroate deri ne gjetjen e tij.

Nderkohe, ne Kroaci kane mberritur familjare te Romeo Pulizos dhe te dy vellezerve Golaj. Pritet qe me
mberritjen e te afermve, policia kroate te realizoje identifikimin e kufomes se gjetur ne brigjet e ishullit Mljet, qe sipas te afermve mund te jete e Spiro Golajt.

 

Top Channel