Gripi evropian, ne shkurt edhe ne Shqiperi

23/01/2009 08:15

Virusi i gripit qe ka prekur aktualisht Evropen pritet te mberrije edhe ne Shqiperi per pak kohe.

Departamenti i semundjeve infektive ka parashikuar se ne muajin shkurt virusi i gripit do te mberrije edhe tek ne. Deri tani pavaresisht se ne 24 ore paraqiten rreth 500 veta ne urgjenca, spitale dhe qendra shendetesore, rastet nuk mund te quhen te prekur nga gripi.

Te gjithe keta paciente me temperature, shqetesime me rrufen, kollen, apo stomakun, jane prekur nga virozat e stines dhe jo nga gripi.

Ndersa e “reja” qe pritet te mberrije ne muajin shkurt do te jete me shqetesuese dhe me perfshirese. Ajo qe keshillohet nga mjeket eshte marrja e vitaminave dhe nje diete e shendetshme popullore.

Top Channel