Xhafzotaj, presidenti mes boshnjakeve

22/01/2009 19:45

Takimi i Presidentit me komunitetin boshnjak u zhvillua paraditen e se enjtes ne fshatin Borak te Xhafzotajt. Komuniteti boshnjak rron Borak dhe Koxhas prej me shume se nje shekull e gjysem.

Nderkohe vitin e fundit edhe marredheniet ndershteteore mes Shqiperise dhe Bosnjes jane intesifikuar me vizitat e Presidentit dhe Kryeministrit te Bosnje-Hercegovines ne Tirane.

Presidenti i Republikes u shpreh i bindur se nje e ardhme me e mire pret tere qytetaret e Shqiperise, por edhe te rajonit.

“Pas dy muajsh ne do te jemi anetar me te drejta te plota te NATO-s, do bejme hapa drejt BE-se, do rrisim komunikimin me vendet ballkanase dhe shume shpejt Shqiperia do te kete mundesi qe banoret e saj te levizin lirisht ne te gjithe Evropen”, ka deklaruar Topi.

Presidenti Topi i premtoi komunitetit boshnjak mbeshtetjen e tij institucionale per mesimin e gjuhes amtare boshnjake ne baza zyrtare.

Top Channel