Vijojne kerkimet, asnje gjurme nga peshkataret

22/01/2009 10:20

Ende nuk ka asnje gjurme per tre peshkataret e zhdukur me gomonen e tyre ne det te hapur disa dite me pare.

Kerkimet kane rinisur serish mengjesin e sotem dhe po vazhdojne, megjithe veshtiresite, si pasoje e detit te trazuar.

Ato jane perqendruar ne kufirin malazezo-kroat, ku eshte vene ne levizje policia kufitare me mjete detare dhe ajrore.

Operacionet e kerkim-shpetimit jane zhvendosur ne kete zone, pasi i gjithe territori ujor shqiptar eshte kontrolluar ne menyre te vazhdueshme dhe gomonia nuk eshte pikasur dhe as jane gjetur gjurme te saj.

Personat qe rezultojne te zhdukur jane shtetasit Romeo Purizo, Sotir dhe Niko Golaj.

Top Channel