Arratiset i denuari, Cakrri nuk rikthehet pas lejes

22/01/2009 17:45

Petrit Cakrri, nje nga deshmitaret e vrasjes se Azem Hajdarit, por i denuar per vjedhje me ane te mashtrimit dhe vjedhje me dhune eshte arratisur nga burgu i Shenkollit, duke perfituar nga leja tete ditore e drejtorise se burgut. (UPDATE)

Pasi nuk eshte paraqitur ne burg sipas afatit, drejtoria e burgut ka shpallur mungesen e tij dhe i ka kerkuar policise ta shpalle ne kerkim.

Cakrri ishte denuar me dhjete vjet e gjysme burg, mbi bazen e dy vendimeve. Ne nentor te vitit te kaluar nje vendim i gjykates se Tiranes, kishte bashkuar masat e denimeve duke i ulur atij gjashte muaj burg. Ne pritje te Prokurorise per ta apeluar ose jo kete vendim, ceshtja kishte mbetur pa u reflektuar ne regjistrat e drejtesise.

Duke llogaritur dhe dy ulje denimi po me vendim gjykate, Cakrri pretendonte se koha e vuajtjes u kishte perfunduar ne dhjetor. Pasi ka perfituar disa dite leje nga autoritetet e burgut, Cakrri ka nisur perpjekjet per lirimin e tij zyrtar. Pasi kishte trokitur ne dyert e Avokatit te Popullit, ai ishte orientuar t’i adresohej mediave per ta bere publike ceshtjen e tij.

Pese dite me pare ai i dorezoi Top Channel vendime gjykate qe konfirmojne, sipas tij, pretendimet per perfundimin e denimit. Madje ai tha se edhe lejen autoritetet e burgut ia kishin dhene pikerisht per te ndjekur vete kete ceshtje.

Por te enjten ka perfunduar edhe leja dhe ai ka preferuar ta zgjidhe ndryshe kete ceshtje, duke mos u paraqitur ne burg e duke njoftuar autoritetet permes telefonit se ka ikur nga Shqiperia, duke thene se denimi i tij ka perfunduar. 

 

Top Channel