Meta: Obama iu dha shprese amerikaneve

21/01/2009 18:50

Kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili ndodhet ne Uashington ku mori pjese ne ceremonine e inaugurimit te presidentit Barack Obama, e ka vleresuar ate si nje ngjarje qe ka sjelle nje ndryshim te madh ne te gjithe boten.

“Pershtypjet e mija jane te jashtezakonshme. Edhe per vete amerikanet ka qene nje inaugurim i rralle, pasi ka ndodhur nje ndryshim i madh”, ka pohuar Meta per VOA.

Ai ka vleresuar se presidenti i ri ka arritur te bashkoje popullin dhe ka krijuar nje perspektive te re per permiresimin e marredhenieve me vendet e aleate.

“Amerika ka treguar tolerance ne mbare boten, pas nje periudhe kur SHBA ndoqen nje politike te caktuar qe solli diskutime edhe nga vete aleatet. Pa dyshim, entuziazmi i jashtezakonshem dje tregon se ky popull ka shpresa te medha dhe se presidenti i sapo inauguruar ka rritur konsensusin per shkak te politikes bashkuese te tij”, ka deklaruar Meta.

Me tej, i pyetur per ngjarjet ne Shqiperi, kreu i LSI ka dhene arsyet e qendrimit te partise se tij ndaj ceshtjes se Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

“Ceshtja qe shtrohet me Kodin e ri Zgjedhor eshte nese ekziston vullneti politik ne Shqiperi per te realizuar zgjedhje te lira e te ndershme. Ky vullnet ka munguar pasi kodi eshte shtyre disa here dhe jane shkelur disa nga standartet e OSBE-se. Gjithashtu, eshte procesi i kartave te identitetit qe po sjell me shume konfuzion se sa shprese”, ka theksuar Meta.

Sipas tij, garancite e kryeministrit Berisha per zgjedhje te ndershme nuk jane te mjaftueshme. “Garancite e kryeministrit Berisha nuk jane te mjaftueshme qe ne te jemi te qete. Megjithate, ne do te ofrojme garancine shtese qe vota e shqiptareve te shkoje aty ku e japin ata. Ceshtja e zgjedhjeve do te jete shume e madhe”, ka nenvizuar Meta.

Top Channel