Kapen trafikantet e hashashit

20/01/2009 11:15

Ne fshatin Lazarat te Gjirokastres ka ende sasi te konsiderueshme hashashi te prodhuara gjate vitit te kaluar.

Kultivuesit e kesaj bime narkotike kane nisur tregtimin e saj dhe policia e Gjirokastres deri me tani ka kapur disa raste kur droga ka dale nga fshati po jo brenda tij.

Mengjesin e sotem organizoi nje operacion dhe arrestoi ne Carshove te Permetit 4 shtetas qe transportonin rreth 12 kilograme hashash me origjine nga fshati Lazarat. Droga ishte nisur me destinacion kufirin grek.

Pas kapjes se trafikanteve eshte bere edhe arrestimi i shtetasve Idriz Kamber Derxho banues ne Lazarat kultivuesi i lendes narkotike dhe Pajtim  Hysllari, i banues ne Tirane, i denuar me pare per “Dhenie Ndihme per Kalim te Paligjshem te Kufirit”

Top Channel