Propozimet e Rames, Berisha i pranon

19/01/2009 15:10

Kryeministri Sali Berisha ka pranuar propozimin e kreut socialist Edi Rama per mbarevajtjen e procesit zgjedhor.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike, kreu i qeverise ka ftuar opoziten qe te marre pjese ne monitorimin e te gjithe procesit.

“Te ulemi me opoziten per te ndertuar nje komision me kredibilitetin me te larte dhe te ushtroje te gjithe kontrollin qe kerkon mbi pergatitjet per procesin zgjedhor”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverise do te kerkoje nga Ministria e Brendshme qe te vendose kontakte me kreun e opozites, per shqetesimin e ngritur prej tij per problemin e pasaportave.

Top Channel