Kanceri, vaksine e re per grate

19/01/2009 19:55

Kanceri i qafes se mitres nuk do te jete me nje kercenim serioz per jeten e grave dhe vajzave. E prodhuar ne Belgjike, vaksina qe parandalon virusin human papilomas tashme eshte hedhur edhe ne tregun shqiptar.

Cdo vit ne Shqiperi shtohen 100 raste te reja me kancer ne qafen e mitres, nderkohe qe ne Europe ne cdo 18 minuta vdes nje femer nga kjo semundje.

Sipas ministres se Shendetesise, Anila Godo vaksinimi i femrave do te ule ndjeshem rrezikun nga kanceri i qafes se mitres.

“Per kancerin e gjirit, ashtu dhe per ate te qafes se mitres, mbartim nje potencial mjaft te mire, ne kuptimin qe nese ne detektojme kancerin ne qafen e mitres qe ne qelizat e para, ne do te mund ta luftojme”, ka deklaruar Godo.

Sipas mjekeve gjinekologe, kjo vaksine eshte shume e rendesishme dhe duhet filluar qe ne moshen 10 vjec, nderkohe qe mosha me e prekur eshte 20-50 vjec.

Aktualisht vaksina gjendet neper farmaci dhe injektohet ne tre faza, ne fillim me nje distance nje mujore e me tej pas 6 muajsh.

Vaksina ka nje kosto prej 46 mije leke dhe per kontigjentin e pare, gra ne veshtiresi ekonomike, eshte menduar ta kryejne falas. Me pas do te diskutohet nese kjo vaksine do te futet ose jo ne listen e rimbursimeve.

Top Channel