Brace: Pushtetaret, toka me qira kundra ligjit

17/01/2009 16:15

Nje nga zerat kryesore te se majtes qe ne vijimesi i ka kushtuar rendesi grabitjes se tokave dhe ato qe ai i ka cilesuar banda te tokave dhe kur partia e tij ka qene ne pushtet, Erjon Brace sjelle disa fakte te reja ne lidhje me kete ceshtje.

Sipas dokumentacioneve, qe sic tha nenkryetari i grupit te Partise Socialiste zoteron, rezulton se toka shteterore po jepen me qira ne zona te ndryshme te vendit, Vlore, Elbasan dhe Lushnje ne kundershtim me cdo ligj dhe ku perfituesit sipas tij jane zyrtare vendore apo qendrore te PD-se. Ai citon vetem nje rast ne Novosele te Vlores.

“Ne vetem 2 muaj, ne komunen Novosel-Vlore, jane ndare 100 hektare dhene me qera, ku perfitues jane: Keshilltari i PD 1 ha, Kryetari i PD se zones-keshilltar 10 ha, shoferi i Kryetarit te Komunes 10-ha, nje tjeter Keshilltar i PD 4.6 ha, djali i Sekretarit te Komunes 0.2 ha, vellai i Sekretarit te Komunes 1 ha, djali i Kryetarit te Komunes 10 ha, dy pushtetaret vendore e drejtor drejtorisht ne Vlore 18.3 ha, 2 biznese te deshtuara, kliente politike 19.5 ha”, u shpreh Brace.

Nenkryetari i grupit kuvendor te PS-se, Erjon Brace thote se drejtuesit e komunave me te padrejte behen dy here perfitues te prones publike njehere me ligjin 7501 dhe tani me marrjen me qera per nje afat 20 vjecar te nje tjeter prone publike. Sipas tij kjo demton ndjeshem procesin e kthimit dhe kompensimit te prones pasi ky fond publik mund te perdorej per kete qellim duke lehtesuar barren financiare te qeverise dhe per pasoje te taksapaguesve.  

Top Channel