Paskuqan, Rama dreke me te ardhurit

16/01/2009 18:35

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka zgjedhur nje menyre tjeter komunikimi me komunitetin, duke drekuar ne nje familje te ardhur ne Paskuqan nga Klosi i Burrelit ne vitin 1993.

Gjate drekes, Osman dhe Barije Dalipi, prinder te kater femijeve jane shprehur se jetojne me veshtiresi ndonese braktisen vendin e lindjes per nje te ardhme me te mire.

“Kemi vite qe kemi ardhur ketu por po hasim shume veshtiresi. Gjithashtu, nje pjese te shtepise e kam ende ne dertim”, eshte shprehur Osman Dalipi.

Ndersa Rama e ka vene theksin ne procesin e legalizimit dhe krijimit te infrastruktures ne zonat informale.

“Problemi i shtepive ne zonat informale eshte zgjidhur nga vete ju. Problem eshte vetem bashkejetesa ne keto zona, ku mungojne rruget, ujesjellesat, dritat, shkollat, kopshtet e cerdhet. Te gjitha keto zona duhet te integrohen me ato te qyteteve”, ka deklaruar Rama.

Ne biseden me kryefamiljarin Dalipi u perfshine edhe shkollimi i femijeve apo punesimi i tyre, problem te cilin e vuan e gjithe zona.

“Qe nga viti i ri nuk kam punuar asnje dite. Kemi perdorur ato ushqime qe kemi pasur dhe pastaj nuk e di si do t’ia bej”, ka thene Osman Dalipi.

Nga ana e tij, Rama eshte shprehur se eshte e domosdoshme nje politike qe te krijoje vende pune, pa dallim per banoret e fshatit dhe te qytetit.

Top Channel