ISHP: Gati polivaksina, pese doza ne nje te vetme

16/01/2009 08:45

Pese vaksinat me te rendesishme per femijet, te bashkuara ne nje te vetme, do te mberrijne ne vendin tone ne muajin mars.

Nje projekt i Institutit te Shendetit Publik, me ndihmen e donatoreve te huaj, do te sjelle nje metode te re
mbrojtjeje. Nje mase vaksinash brenda nje “ene” te madhe. Kjo do te jete pentavaksina, ose ndryshe polivaksina. Ne kete mbeshtjelle mbrojtese do te perfshihet vaksina e difteritit, tetanosit, pertusit
(kolla e mire), Hepatiti B dhe hemofilus influenca (meningjiti).

Te gjitha vaksinat qe sot kryhen nje nga nje, sipas nje kalendari te percaktuar shendetesor, do te behen nje here ne dy muaj dhe te gjitha se bashku.

Fatura e kostos per futjen e pentavaksines ne
sherbimin tone shendetesor do t’i kushtoje fondit te shendetesise shqiptare rreth 640 mije dollare.

Top Channel