“Dosjet”, KE: Ligji me probleme

16/01/2009 10:55

Keshilli i Evropes reagon per ligjin e dosjeve, i cili hyri ne fuqi dy dite me pare pa marre firmen e presidentit.

Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Terry Davis shprehet se ligji nuk eshte ne perputhje me standartet e  Keshillit te Europes per demokraci, te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit

Analiza e ligjit nga ekspertet e Keshillit te Europes ka evidentuar disa probleme ne lidhje me standartet e Keshillit te Europes. Keto perfshijne: shtrirjen teper te gjere te ligjit, persa i perket kategorive te zyrtareve, qe mund te preken dhe fakti qe ligji perfshin persona qe aktualisht jane ne detyre; Paanesine dhe proporcionalitetin e proçedimeve te lustracionit;  Rreptesine e sanksioneve te parashikuara dhe fakti qe nuk ka nje limit kohor.

Top Channel