D2, Doganat ulin traun

16/01/2009 16:05

Pas vendimit te qeverise per naften Diesel, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka urdheruar te enjten ndalimin kategorik te importit per kete lloj karburanti ne territorin e Shqiperise.

Por kjo mase ka shkaktuar menjehere reagimin e ashper te importuesve te cilet akuzojne doganen se po shkel ligjin duke keqinterpretuar vendimin e qeverise. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel drejtori Perparim Dervishi thote se i eshte referuar vendimit te Keshillit Ministrave te dates 14 janar.

Dy vendimet e qeverise ai nr 1110 dhe ai i dates 14 janar, ende i papublikuar, por qe zoterohet nga Top Channel, zyrtarisht sanksionojne vetem ndalimin e tregtimit te naftes D2 qe vjen nga jashte ne perdorimin e automjeteve dhe gjeneratoreve. Por ne asnje nga vendimet nuk thuhet qe ndalohet importi i naftes D2, e cila mund te perdoret per kaldajat apo edhe per rieksport.

“Nuk mundet administrata shteterore qe me nje urdher administrativ te ndaloje importimin e nje malli”, u shpreh Pirro Dode, Drejtor Juridik i Shoqates se Hidrokarbureve.

Qeveria duket nuk ka mundur qe ndalimin e importit ta ligjeroje ne dokumenta zyrtare per shkak te pasojave qe mund te kete kjo ne marredheniet me nderkombetaret.

Ndaj urdhri per ndalimin e importit eshte dhene verbalisht dhe sipas importuesve edhe pa asnje baze ligjore.

Pervec faktit se ligjshmeria e ketij urdheri te doganave eshte me shume se ne pikepyetje, tashme ne pikepyetje serioze jane funksionimi i kaldajave per ngrohje, furrave te bukes dhe mekanizmave bujqesore dhe te ndertimit, te cilat funksionojne ne baze motorike dhe me naften D2.

 

Top Channel