Frika e krizes zhvlereson lekun

15/01/2009 15:10

Pasigurite qe mbart situata e tanishme ekonomike po reflektohen edhe ne tregun e brendshem valutor. Javet e fundit monedha kombetare, lek eshte dobesuar ne mase jo te vogel kundrejt te gjithe monedhave te tjera me kryesore.

Zhvleresimi me i madh ka ndodhur ne raport me euron. Ne ditet e festave te fundvitit 1 euro shitej ne treg me rreth 122 leke, ndersa aktualisht sipas Bankes se Shqiperise nje euro kushton rreth 4 leke me shume, duke arritur kuoten 126 leke, nder me te lartat e viteve te fundit.

Ekspertet e lidhin kete me disa shkaqe, qe kane te bejne si me oferten ashtu edhe me kerkesen. Sipas tyre ne treg po vihet re nje rritje e forte e kerkeses per euro dhe kjo jo vetem nga sektori privat, por edhe nga ai publik.

Qeveria ka lajmeruar se shume shpejt do te hape nje tender per te marre kredi 250 deri ne 300 milione, ku mund te garojne edhe bankat vendase.
Kjo ka bere qe disa prej ketyre bankave te fillojne te pergatiten dhe jane duke blere euro ne treg. Por, sipas tyre, edhe vete individet te ndikuar nga zhvillimet aktuale po preferojne qe kursimet t’i orientojne me shume ne euro, te cilen e mendojne si nje monedhe me te besueshme.

Keto jane shkaqet qe vijne nga kerkesa. Por kete vit, ndryshe nga heret e tjera tregu valutor eshte goditur edhe nga ana e ofertes.

Sipas te dhenave zyrtare nga Banka e Shqiperise, per here te pare ne keto vitet e fundit, dergesat e emigranteve shenuan nje renie te forte me rreth 13 per qind per 7 mujorin.

Kjo do te thote se sasia e valutes, e kryesisht euros ne treg eshte me e ulet duke sjelle shtrenjtimin e saj. Dobesim i lekut po vihet re edhe ndaj dollarit amerikan, i cili po i drejtohet serish niveleve te larta mbi 95 leke.  

Top Channel