Buxheti, Rama: Lini politiken jashte

15/01/2009 16:15

Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama ka folur per here te pare pas rrezimit te buxhetit te kryeqytetit dite me pare, me votat e Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. (UPDATE)

Duke lene te kuptohet se kjo ka ardhur per shkak te maredhenieve te tensionuara te tij si kryetar i Partise Socialiste me Ilir Meten, te cilin e ka kritikuar drejtperdrejt, gjithsesi Edi Rama i beri thirrje atij, qe e quajti aleati kundershtar, t’i therrase arsyes dhe te mos perzieje interesat politike, duke prekur interesat e qytetareve te Tiranes.

“Ne nje aleance interesash te ngushta qe po perputhen cdo dite e me shume, Berisha dhe Meta u kthyen kurrizin qytetareve duke e lene qytetin si asnjehere tjeter pa buxhet. Ai eshte buxheti me i debatuar, me i konsultuar me njerezit dhe me i miri buxhet qe kemi hartuar deri me sot per Tiranen dhe komunitetin e saj”, u shpreh Rama.

Fjalimi i Rames, me shume se nje reagim, duket se kerkon te vere ne pozite te veshtire Ilir Meten me votuesit e Tiranes, ku kreu i LSI do te kandidoje ne krye te listes se partise se tij, ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Top Channel