Kanceri i mitres, cdo vit 70-80 te prekura

14/01/2009 15:15

Cdo vit 70-80 gra dhe vajza, rezultojne te prekura nga kanceri i qafes se mitres, cka shpesh sjell edhe vdekjen e menjhershme te tyre.

Studimet e fundit tregojne se grate ne Shqiperi kane frike te bejne pub testin, nje analize qe do te parandalonte kete semundje, pasi kanceri ne qafen e mitres zhvillohet per 10 deri ne 20 vjet.

Por cilat jane kategorite e femrave qe jane me te rrezikuara nga kjo semundje?

 “Femrat me te rrezikuara jane ato qe e kane nisur heret aktivitetin seksual, kane shume partnere ose partneri i tyre ka shume raporte te tjera, jane femrat qe konsumojne duhan, qe kane bere shume lindje ose ato qe jane te prekura nga virusi HPV”, u shpreh mjekja e Institutit te Shendetit Publik, Lumturi Merkuri.

Mjeket specialiste tregojne se rastet e femrave te prekura nga kanceri ne qafen e mitres po rritet ndjeshem vitet e fundit, ndaj keshillohet qe te gjitha femrat, duhet te bejne pub testin, pasi vetem keshtu mund te parandalohet kjo semundje.

Top Channel