Gaza, neser mblidhet Asambleja e Pergjithshme

14/01/2009 18:55

Eshte pergatitur per neser nje mbledhje emergjente e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara per te arritur nje armepushim te menjehershem ne Rripin e Gazes, ashtu sic parashikon rezoluta 1960 e KS.

Nderkohe, situata ne Gaza vazhdon te jete e tensionuar. 7 ushtare izraelite kane mbetur te plagosur, njeri prej te cileve ne gjendje te rende, nga militantet palestineze ne hyrje te Rripit. Sipas mediave lokale, guerrilasit palestineze kane qelluar raketa anti-tank kunder ushtarakeve.

Nderkohe, ushtaraket izraelite kane vrare ne veri te Rripit te Gazes nje kamikaz palestinez qe ishte gati te hidhej ne ere.

Top Channel