PS: Rekord vetevrasjesh, shkak qeveria

13/01/2009 16:25

Partia Socialiste ka akuzuar qeverine se me deshtimet e njepasnjeshme dhe korrupsionin ne rritje ka ndikuar ne krijimin e nje situate te rende ekonomike dhe sociale qe ka shkaktuar nje numer rekord vetevrasjesh ne te gjithe vendin.

Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace theksoi se niveli i varferise eshte rritur ne shifra alarmante, cka deshmon nje shkalle depresioni te thelle te gjithe shqiptaret.

“Numri i shqiptareve qe i dhane fund jetes eshte shume i larte, nje masaker e perbindshme dhe rendon ne kurriz te familjes Berisha qe po na qeveris”, u shpreh Brace.
 
Sipas zotit Brace, situata e krijuar eshte treguesi me i qarte se kryeministri duhet te largohet per te mos shtuar viktimat ne kete bilanc tragjik.

Top Channel