Plani per Tiranen, Berisha akuzon Ramen

13/01/2009 19:35

Kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar Bashkine e Tiranes dhe kryetarin e saj Edi Rama, se po vonojne miratimin e planit urbanistik te Tiranes.

Ne mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit, Berisha deklaroi se vonesat per miratimin e planit te kryeqytetit po kalojne cdo limit kohor, duke bere me faj per kete bashkine e Tiranes.

Nderkohe, ne mbledhjen e radhes KRRTRSH ka miratuar disa projekte, mes te cilave planin turistik te zones se Divjakes, rikonstruksionin e rruges Lushnje-Berat dhe planin rregullues te qytetit te Peqinit.

Nje tjeter projekt i miratuar ka qene dhe ai per gjurmen e rruges transballkanike dhe lidhjen e saj me rrjetin ekzistues rrugor.

Top Channel