Permet, dhunohen te miturit

13/01/2009 15:55

Nxenesit e shkolles se mesme “Sami Frasheri” ne Permet jane bere deshmitare te keqtrajtimit te nje disa minoreneve nga policia gjate hetimeve te nje ngjarje.

Policia kishte mberritur ne kete shkolle pas njoftimeve se ishte vjedhur kompjuteri i sekretarise.

Ekspertet e policise kane bere kqyrjen e vendit te ngjarjes dhe me pas kane marre nga klasat 13 nxenes te moshes 14 deri ne 16 vjec duke i izoluar per rreth 10 ore ne qelite e komisariatit te policise.

Pas lirimit ata kane treguar per Top Channel se jane keqtrajtuar gjate marrjes ne pyetje nga ana e policise.

Rasti ne fjale eshte komentuar si shkelje e ligjeve dhe rregullave edhe nga psikologu i kesaj shkolle Kujtim Hoxha

Sipas ligjit te prinderit e te miturve te ndaluar duhet te njoftohen dhe ne kete rast, thuhet se nuk eshte bere asnje njoftim dhe per me teper gjimnazistet jane mbajtur per ore te tera ne qelite e komisariatit te Permetit.

Top Channel