96 vjet polici shqiptare

13/01/2009 18:05

Policia shqiptare ka ndryshuar pas 96 vjeteve. Gjate nje ceremonie festive ne hotel “Tirana” me drejtuesit me te larte te saj, kreret kane riperseritur edhe njehere disa prej sukseseve te vitit te fundit, duke deklaruar se imazhi i saj permiresohet cdo dite.

“Shpreh bindjen se ne keto vite strukturat e Policise se Shtetit kane kaluar shume peripeci, kane ndryshuar ne permbajtje, direktiva dhe strategji”, eshte shprehur drejtori i pergjithshem Ahmet Premci.

Ne te njejten ore, rreth 200 ish-oficere te policise te dale ne lirim festonin ne ambientet e nje tjeter hoteli, qe perdorej dikur vetem per ushtarake.

Per ta, heqja e disa prej eksperteve nga policia ka qene abuzive, nderkohe qe komentojne edhe per nje situate jo te sigurte ne vend.

“Gjithe situata qe ka kaluar Shqiperia eshte nje tranzicion i tejzgjatur, qe ka goditur edhe policine. Me vjen keq qe ky tranzicion e la nje pjese te policise jashte strukturave te saj”, ka deklaruar ish-drejtori i pergjithshem Bilbil Mema.

“Ka nje lufte selektive ndaj krimit. Ka nje largim nga interesat e qytetarit”, eshte shprehur Artan Didi, ish-drejtor i forcave speciale.

 

Top Channel