PS: Berisha deshtoi me leternjoftimet

12/01/2009 20:05

Partia Socialiste ka kritikuar qeverine Berisha per deshtimin sipas saj ne pajisjen e qytetareve shqiptare me kartat e identitetit.

“Berisha kerkon te genjeje veten, opinionin publik dhe ate nderkombetar kur thote se ka sukses, nderkohe qe per kartat e identitetit ka radhe te gjata. Gjithashtu, ai nuk e kupton qe kategorite ne nevoje nuk mund te pajisen me karte perkundrejt pageses”, ka deklaruar sekretari i PS per mjedisin, Besnik Bare.

Ai ka shtuar se PS ofron planin e vet per te zgjidhur problemin e kartave, qe sipas tij eshte i rendesishem per zgjedhjet e ardhshme.

“Pa karta nuk mund te kete zgjedhje te lira. Ne per kete japim kontributin tone, pasi plani i qeverise eshte i deshtuar”, ka pohuar Bare.

Top Channel