Plagosja ne Vlore, per motive banale

12/01/2009 14:05

Rreth ores 12:00 te paradites se sotme dy 21-vjecare studente ne Universitetin e Vlores jane perleshur dhe njerin ka ngelur i plagosur shume rende me thike. (UPDATE)

I plagosuri eshte Klaudio Kamberi i cili eshte goditur ne fyt me thike nga shoqja e tij e klases.

Ai eshte derguar me urgjence ne spitalin e qytetit ku i eshte dhene ndihma e pare ne sallen e reanimacionit dhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten. Per shkak te demtimit te venave ai kishte humbur shume gjak.

Policia ka marre ne pyetje deshimtaret dhe varianti kryesor i kesaj ngjarje eshte plagosje pas nje sherri per motive banale mes dy studenteve qe kishin prej kohesh nje lidhje sentimentale.

Top Channel