Kartat, radhe per dokumentin e ri

12/01/2009 15:35

Dita e pare e aplikimit per leternjoftimet e reja ne Tirane ka nisur me nje defekt krejt te paparashikueshem. (UPDATE)

Ne filialet e postes se Tiranes, autoritetet kane shperndare vetem 4 mije kupona pagese per aplikim, te cilat jane blere nga qytetaret qe ne oret e para te mengjesit.Mungesa e kuponave ka shkaktuar jo pak pakenaqesi tek qytetaret, te cilet i jane pergjigjur apelit te qeverise per te aplikuar me shpejtesi, por kane ngecur ne radhe, qe ne hapin e pare te procesit te aplikimit.

Ne mesdite radha, vazhdon tek zyrat e aplikimit, njera prej te cilave eshte vizituar nga kryeministri Berisha. Ai ka ndjekur nga afer aplikimin e nje qytetareje, duke pranuar se ne diten e pare te aplikimit shteti nuk eshte treguar ne lartesine e qytetareve.

“Qytetaret kane treguar nje vetedije te larte per rendesine e dokumentit. Me marrjen e kartave, qytetaret shqiptare e barazojne veten me qytetaret e te gjithe vendeve te tjera”, u shpreh Berisha.

Duke folur per problemet e dites se pare, Berisha theksoi se cdo gje ne ditet ne vijim do te jete nen kontroll dhe nese eshte nevoja do te kontraktohen edhe punonjes te tjere.

Aplikimi, sic thone qytetaret nuk zgjat shume dhe per ata qe e kane kryer ishte nje pervoje e mire.

Rendesia e leternjoftimeve te reja per qytetaret dhe politiken nis qe nga identifikimi i sigurte i shtetasve, perdorimi i leternjoftimi per te perfituar cdo sherbim nga shteti dhe deri tek levizja e lire.

Por efekti i menjehershem i leternjoftimeve te reja do te ndjehet tek zgjedhjet parlamentare te qershorit, qe jane dhe shqetesimi kryesor per qeverine.

“Ne do te realizojme mundesimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare me infrastrukturen me moderne te identifikimit te zgjedhesve”, u shpreh Berisha.

Top Channel