Greqia pritet te miratoje MSA me Shqiperine

12/01/2009 12:10

Antaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian kalon nepermjet Greqise. Kjo ka qene kryefjala e fjalimeve te bera nga deputete grek dhe perfaqesues te OMONIA-s ne festimin e 18-vjetorit te krijimit te organizates ne Dervician te Gjirokastres.

Ne kete pervjetor merrnin pjese zevendesministri i Jashtem grek, Theodhoras Kasimis, ambasadori grek ne Tirane, Nikollas Pazios, konsulli grek ne Gjirokaster, Joanis Rizopulos, deputeti i PASOK-ut ne Janine Mihalis Pandullas, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, si dhe kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano.

Ne fjalen e tij deputeti i Janines permendi faktin e permendur pikerisht ne Dervician te Gjirokastres ne 2003 nga presidenti grek Stefanopulos se antaresimi i Shqiperise ne BE kalon nepermjet Greqise. Shqiperia permendi ai duhet te plotesoje disa te drejta te minoritetit grek si kthimi in e pronave te minoritetit, ceshtjen e varrezave te ushtareve grek, si dhe regjistrimin e popullsise minoritare ne menyre qe te marrin pozicionin qe u takon.

“Shume klane politike ne Shqiperi, – tha ai, – po akuzojne OMONIA-n se po pengon integrimin e Shqiperise por  faktet jane krejt ndryshe”.

Pandullas, i pyetur nga Top Channel tha se kete jave ne parlamentin grek do te kaloje nenshkrimi i MSA-se me Shqiperine pasi pengesa e vetme ka qene ceshtja e varreve greke dhe pas nje mareveshje me shtetin shqiptar pritet qe kete te merkure te kaloje ne parlamentin grek.

Ne te njejten frekuence kane qene te gjithe ata qe moren fjalen ne kete perkujtim. Edhe Vangjel Dule foli per disa klane politike qe kerkojne te akuzojne OMONIA-n, si pengesa kryesore per integrimin e Shqiperise ne BE, ne nje kohe qe qendron e kunderta: Ne objektivat e OMONIA-s ne zgjedhjet e qershorit eshte perfaqesimi me teper ne vendimarrje.

OMONIA u krijua ne 11 janar te 1991 ne Dervician te Gjirokastres.

Top Channel