Inter-Julio Cesar, rinovim deri ne vitin 2014

11/11/1009 10:55

Julio Cesar eshte nje nga portieret me te mire ne qarkullim dhe Inter e ka vleresuar kontributin qe ai po jep per skuadren zikalter duke i zgjatur kontraten deri ne vitin 2014.

“Jam shume i kenaqur dhe falenderoj presidentin Moratti. Me Interin kam fituar shume por detyra jone eshte te vazhdojme te punojme per te arritur kufinj te rinj”, shprehet gardiani brazilian, kontrata e te cilit skadonte ne vitin 2012.

Julio Cesar eshte nje nga elementet me te rendesishem te Interit, pasi ai cilesohet si nje siguri absolute ne porte. Kohet e fundit per te ishte interesuar edhe Manchester United.

Top Channel