2/8
Kokat e grupeve - Që prej vitit 1998, kur finalet u zgjeruan me 32 skuadra është vendosur tradita e përcaktimit të kokave të grupeve. Në total janë 8 grupe, që do të thotë 8 skuadra që vendosen si koka grupesh. Përcaktimi i kokave të grupeve bëhet në bazë të renditjes së FIFA-s në momentin që hidhet shorti. Rrjedhimisht, këto skuadra janë pretendentet kryesore për ta fituar trofeun dhe kështu ka ndodhur, thuajse gjithmonë. Për të parë një skuadër fituese që nuk ka qenë kokë grupi duhet mbërritur në vitin 1986, kur Maradona udhëhoqi Argjentinën me ndihmën e “Dorës së Zotit” drejt trofeut të madh. Pra, me një lëvizje hiqen 24 skuadra dhe mbeten 8.