Organizatorët - Rusia përfiton nga tradita 44-vjeçare si vend organizator dhe vendoset si kokë e njërit prej grupeve. Nëse nuk do të ishte kjo traditë, skuadra ruse e renditur e 66-ta në ranglistën e FIFA-s, vështirë se do të ishte pjesëmarrëse në këtë kompeticion, jo më të përcaktohej si kokë grupi. Në 11 kupat e para të botës, nga viti 1930 deri në vitin 1978, vendi organizator ka fituar pesë herë, por që prej 1978-s gjërat kanë ndryshuar dhe vetëm Franca ja ka dalë që të fitojë një botëror si vend organizator në vitin 1998. Ishte thuajse e pamundur që Shtetet e Bashkuara në 2004, Japonia apo Koreja e Jugut në vitin 2002, apo Afrika e Jugut në 2010 të shpalleshin fituese të Kupës së Botës, por Italia në 1990, Gjermania në 2006 dhe Brazili në 2014 janë shembuj konkretë se faktori fushë në një kompeticion të tillë ka zero ndikim.