Mbrojtja - Në epokën me 32 skuadra, asnjë prej pesë skuadrave të shpallura kampione nuk ka pësuar më shumë se katër gola në shtatë ndeshjet e kompeticionit. Duke analizuar shtatë (pas heqjes edhe të Rusisë) skuadrat që mbesin, shohim që Polonia ka mbrojtjen më të dobët. Polakët pësuan 1.4 gola për ndeshje gjatë fazës kualifikuese. Gjermania dhe Portugalia e kishin këtë mesatare në 0.4, Belgjika dhe Franca 0.6, Brazili 0.61 dhe Argjentina 0.88.