Pas çarçafit të Berlusconit, Putin merr një qen (FOTO)

13/10/2017 00:00

Presidenti i Turkmenistanit nuk kishte imagjinatën e Silvio Berlusconit në përzgjedhjen e dhuratës për ditëlindjen e 65-të të Vladimir Putin, por edhe pa imagjinatë fare nuk ishte.

Gurbanguly Berdimuhamedov u prit nga shefi i Kremlinit në një rezidencë qeveritare në Sochi, ku mori edhe dhuratën e ditëlindjes; një këlysh qeni i njohur nga vendasit si Alabai.

Nga pamjet që qarkulluan në internet Putin shfaqet i ngazëllyer dhe i kënaqur me dhuratën e marrë, pasi ai njihet si një adhurues i qenve.

Dhurata ishte e veçantë, gjithsesi jo aq sa mbulesa e krevatit të dhuruar nga Berlusconi, ku mbi të ishte stampuar një imazh nga një prej takimeve të tyre.

Presidenti rus Vladimir Putin është padyshim një njeri i vështirë për t’i bërë një dhuratë ditëlindjeje, por ish-kryeministri Silvio Berlusconi, sigurisht ia ka dalë mbanë të gjejë një dhuratë origjinale, në formën e një mbulese krevati, me një imazh të madh të të dy burrave.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel