“Një shaka pa kripë”, “thyhet” xhami i urës – VIDEO  

10/10/2017 00:00

Kina është e fiksuar me urat prej xhami që të krijojnë iluzionin optik sikur po qëndron në ajër teksa i kalon.

Por, një tjetër trend i ri ka filluar të aplikohet, krijimi i efekteve për të trembur turistët. Në një video të publikuar në Youtube, dallohet një person që po kalon urën dhe në moment ura fillon të kriset duke e trembur jashtëzakonisht kalimtarin.

Në realitet xhami nuk është krisur, por thjesht në disa pjesë të urës janë vendosur pjesë xhami që krijojnë efektin e krisjes, kur dikush shkel mbi to për të shkaktuar me qëllim panik tek turistët.

Diçka gazmore për ata që e dinë, por edhe të rrezikshme për ata që e dinë këtë gjë, pasi nëse xhami do të jetë realisht pranë thyerjes ata nuk do të marrin asnjë masë vetëmbrojtje sepse do të mendojnë se është thjesht një shaka.

Top Channel