Festivali i fenerëve në Kinë, kremtim i një historie më shumë se 1.000-vjeçare, ishte një shpërthim i vërtetë ngjyrash e dritash vezulluese.

Plot 98 njësi fenerësh gjigantë, secila me një rrëfenjë për të treguar, ishin krijuar nga mjeshtrat e Zigongut në provincën Sichuan. Ndryshe nga vitet e mëparshme, shfaqja e sivjetshme përmbante edhe prodhime nga jashtë qytetit. Fenerët shumëngjyrësh mbërritën këtë herë nga Pekini, Jiangsu në lindje dhe rajoni autonom jugor Guangxi Zhuang.

Origjinën e saj, kjo festë e njohur edhe si “spektakli i dritave Xiashi” e ka në kontenë Haining, e daton që në kohën e dinastisë Tang të viteve 618-907.

Tematikat janë të ndryshme. Një pjesë e krijimeve mbështeteshin te legjenda e heronjve kondor, një roman i Jin Yong mbi mjeshtrat e arteve marciale, e të tjera mbi poemën “Duke lënë Cambridge përsëri”, të shkrimtarit Xu Zhimo.

Fenerët shërbejnë gjithashtu si platformë për të promovuar kulturën rajonale të Haining dhe familjet më të shquara të tij. Përveç atyre gjigante, frekuentuesit e festivalit mund ta gjejnë veten edhe në mesin e një deti fenerësh më të vegjël, prodhim i zejtarëve vendas që e kanë trashëguar artin e krijimit të tyre.

Top Channel