Tatuazh në sy, modelja humbet shikimin (FOTO)

27/09/2017 00:00

Një modele amatore kanadeze mori guximin për t’iu nështruar një ndërhyrjeje ekstreme në sytë e saj dhe më pas u pendua.

Catt Gallinger nga Otaua e Kanadasë humbi pjesërisht shikimin në syrin e saj të djathtë duke dashur që të ndryshojë ngjyrën e të bardhës së syrit në të purpurt përmes injektimit të bojës në formë tatuazhi.

Teknike e rrezikshme nuk këshillohet nga mjekët, megjithatë ka persona që kanë arritur të kryejnë atë me sukses, por jo Catt.

Ajo doli në rrjetet sociale për të paralajmëruar të tjerët mbi rrezikshmërinë e tatuazheve në pjesën e bardhë të syrit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel