Një krijesë misterioze në brigjet filipinase…

25/09/2017 00:00

Një krijesë gjigante është nxjerrë e ngordhur nga deti në brigjet e ishullit Leyte në Filipine.

Një zyrtar vendës tha se krijesa, rreth 32 metra e gjatë, nuk mund të identifikohet pasi një pjesë e madhe e trupit të saj është e dekompozuar, por ai tha se mendohet se bëhet fjalë për një balenë edhe pse nuk mund ta konfirmonte këtë gjë.

“Po kaloja në breg dhe pash një gjallesë gjigante, një bishë e detit. Mbeta e befasuar pasi ishte hera e parë që shihja një krijesë të atyre përmasave. Nuk e di se për çfarë gjallesë bëhet fjalë, por isha i sigurt se ishte e ngordhur”, shprehet një banor vendës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel