Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora gjithmonë ka eksperimentuar me “look”-un e saj dhe kurrë nuk e kemi parë të gabojë në stil.

Së fundmi, ajo ka vendosur të ndryshojë stilin e saj të flokëve duke errësuar ngjyrën dhe duke u shfaqur me kaçurrela klasike.

Rita ka postuar një foto të kësaj pamjeje të re dhe të freskët në profilin e saj të “Instagram”-it ku ka marrë qindra komente pozitive nga fansat dhe kritikët.

Ka pasur edhe nga ato komentues të cilët e kanë krahasuar këtë pamje të saj me atë Taylor Swift në klipin “Look What You Made Me Do”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel