Toreadori portugez vritet nga demi (Foto)

18/09/2017 00:00

Një toreador portugez u plagos për vdekje përpara publikut pasi u përball me një dem mbi 450 kg.

26-vjeçari Fernando Quintela mori dëmtime të brendshme gjatë luftimit në arenën e Moitës, në periferi të Lisbonës.

Toreadori shihet duke qëndruar përballë demit përpara se kafsha ta sulmojë e ta përplasë në tokë dhunshëm. Edhe pse kolegët u munduan ta largonin demin, dëmi ishte bërë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel