Si të “parkosh” avionin – VIDEO

12/09/2017 00:00

Një pilot i moshuar përplasi avionin e tij me një pemë në një parkim automjetesh, e fatmirësisht doli i palënduar nga aksidenti.

79-vjeçari Manfred Forst, u gjet nga policia pa ndjenja për shkak të tronditjes nga avioni dhe u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, duke dalë pak orë më pas pasi nuk kishte pësuar asnjë dëmtim fizik.

E gjithë ngjarja u filmua nga kamera e sigurisë së një firme pranë aeroportit të Plainville.

Top Channel