Shqipëri e vuajtur për një pikë, notat

05/09/2017 00:00

Shqipërisë I duhej një pikë, e mori, por nëse rezultati na kënaq, loja ishte padyshim një nga më të dobëtat e këtij edicioni.

Një skuadër pa orientim, pa pika kontakti dhe krejt e paqartë taktikisht, veçanërisht në pjesën e parë.

Trajneri tentoi të korrigjonte formacionin me zëvendësimet e kryera në fillim të pjesë ë dytë, por skuadra përsëri u kushtëzua vetëm me dy aksione reale në portën kundërshtare.

Berisha ishte në kufijtë e heroit, mbrojtja e sprovuar në ndeshje të tilla me tension, ndërkohë që fjala fantazi dhe sulm ishin të tepërta për këtë ndeshje.

FOTO GALERI
1/15
Berisha –6.5. Nëse do të ishte për rrethana të tjera, do të ishte më I miri në fushë, pasi rezultati është i vlefshëm vetëm falë pritjeve të tij. Pak I pasigurt në pjesën e parë, por fundi i ndeshjes tregoi se është I denjë për Oscar.

Top Channel