LDK: Formojmë qeverinë me Vetëvendosjen, ftojmë edhe AKR

04/09/2017 00:00

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se është duke harmonizuar qëndrimet me Vetëvendosjen dhe fton edhe AKR-në që t’i bashkohet tryezës së bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

“Ne e kemi studiuar programin e Vetëvendosjes, ata e kanë studiuar tonin, tani ne e dimë se cilat pika na bashkojnë dhe cilat janë ato që na ndajnë.  Besoj se pas gashtë dështimesh të seancave, është parë që PAN-i nuk e ka shumicën, prandaj është e qartë që ne mund të ndjekim platformën tonë, por po shkojmë me rrugë kushtetuese”, deklaron nga LDK, Avdullah Hoti.

Në lidhje me largimin e Aleancës Kosova e Re nga koalicioni LAA, Hoti thotë se AKR-ja është ndarë për të formuar grup të vetin parlamentar dhe e fton që t’u bashkohet bisedimeve.

“Pacolli ka dashur që të formojë grup të ri. Unë i bëj ftesë që të na bashkohen në takimet tona për ta draftur platformën qeverisëse. Besoj që AKR-ja qysh nga nesër do të na bashkohet me grupet punuese tona. Kjo ka qenë edhe kërkesa e AKR-së gjithmonë”, është shprehur ai.

Top Channel